TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Qershor 2025, 11:26

“Mos gabo me gruan!”, Shpat Kasapi reagon pas largimit nga Tirana të Selvijes

Shkruar nga Pamfleti

“Mos gabo me gruan!”, Shpat Kasapi reagon pas largimit nga Tirana

Pas zërave për ndarjen nga bashkëshortja Selvije Jao, këngëtari Shpat Kasapi ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka nxitur reagime të shumta.

“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabo me gruan… se s’të fal, të len”, shkruan ai, në një postim që përveçse një këshillë për stil jetese të shëndetshëm, duket edhe si një reflektim personal mbi marrëdhënien e tij të fundit.

Çifti, të cilët janë prindër të një djali të quajtur Roel (lindur në vitin 2022), nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen, megjithatë mungesa e tyre nga rrjetet sociale dhe postimet indirekte kanë ushqyer spekulimet.

Në publik, lidhja e tyre u shfaq si një histori dashurie me shumë përkushtim, por nuk munguan dhe sinjalet e tensionit gjatë kohës. Mesazhi i fundit i Kasapit duket të jetë një kombinim mes pendesës,

ndërgjegjësimit dhe një paralajmërimi të heshtur për të tjerët: kujdes me ata që doni — nuk të falin gjithmonë.

Në pritje të një deklarate zyrtare, postimi i tij ka mbetur një mesazh i hapur për interpretime të ndryshme.

selvije shpat kasapi

Lini një Përgjigje