TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Qershor 2025, 10:46

Zyrtarisht të ndarë/ Përfundon martesa 12-vjeçare e Erjon Isait dhe regjisores

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtarisht të ndarë/ Përfundon martesa 12-vjeçare e Erjon

Pas shumë kohësh aludime në rrjet për ndarje të mundshme mes tyre, Erion Isai dhe Ajlin Petrela zyrtarisht mësohet se janë ish-bashkëshortë.

Kjo u mësua pasi Gjykata e Tiranës firmosi kërkesën e kryebashkiakut të Kolonjës dhe regjisores, që pas 14 vitesh mes tyre, të mbyllnin kapitullin e përbashkët të jetës, fryt i së cilës janë dhe dy vajza të vogla, Ajër dhe E’dua.

Krisja e marrëdhënies së tyre ka qenë shumë e përfolur jo vetëm në media por dhe mes njerëzve.

Kutjojmë se para disa vitesh Ajlin foli haptazi për rolin e saj në marrëdhënie, duke lënë të kuptohet për një disbalancë të gjatë në sakrifica.

“Kam sakrifikuar karrierën time për t’i dhënë hapësirë karrierës së Erionit”, ka rrëfyer ajo asokohe. “Ai ka sakrifikuar vetëm 2 muaj nga 12 vitet tona së bashku.”

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, thuhet se çifti nuk ka më afeksion, jetojnë të ndarë dhe se martesa e tyre ka humbur kuptimin, ndaj në muajin Prill u vendos zgjidhja e saj ligjërisht.

Erioni dhe Ajlin janë njohur gjatë kohës që studionin në Akademinë e Arteve.

erjon isai divorci

Lini një Përgjigje