TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Qershor 2025, 11:25

Motra e Encës shfaq dëshirën për të qenë pjesë e Big Brother

Shkruar nga Pamfleti

Motra e Encës shfaq dëshirën për të qenë

Motra e këngëtares Enca, Uindi Haxhia, është tashmë pjesë e panelit të rubrikës “Trotuar”. Ditën e djeshme ajo ka vendosur që të bëjë një pyetje për personat që kanë qenë pjesë e “Big Brother”.

Nevina Shtylla dhe Graciano Tagani e ngacmuan Uindin, duke thënë se ajo me këtë pyetje lë të kuptojë se po bëhet gati për edicionin e radhës të reality show-t.

Haxhia më pas shprehet “mua nuk ma mban për Big Brother me thënë të drejtën, por si opinioniste me dhënë ndonjë opinion, do isha kënaqur”.

Uindi: Unë në fakt kisha një pyetje për ju që keni qenë pjesë e “Big Brother”, si është ai viraliteti kur del? Si ndihesh? Çfarë ka ndryshe nga viraliteti tjetër, si e keni përballuar?

Nevina: Se Uindi ka nisur që të mbledhë dhe të mbajë shënime

Graciano: Mesa po kuptoj, Uindi po bëhet gati

Nevina: Më duket se kemi një parapërgatitje

Graciano: Idea është kur je brenda në Big, pak a shumë e di se ku je, nuk je i saktë 100 për qind por arrin të kuptosh nga klipet, nga njerëzit hyrjet dhe daljet.

uindi

Lini një Përgjigje