
Fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu, është treguar mjaft i rezervuar kohët e fundit sa i përket jetës së tij private.
Megjithatë, së fundmi, në mediat rozë kanë qarkulluar pamje që e tregojnë atë në shoqërinë e këngëtares Semi Japuaj.
Lumbardhi dhe Semi janë kapur duke kaluar momente të ngrohta dhe të afërta së bashku, çka ka nxitur menjëherë aludimet për një romancë në zhvillim mes tyre.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, dyshja shihen duke u përqafuar e më pas shihet Lumbardhi teksa ka kapur Semin në të pasme.
A është ky fillimi i një lidhjeje të re në showbizin shqiptar? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
Megjithatë, ditët e sotme nuk do ishte çudi nëse këto foto do ishin sa për ‘PR’, një marrëveshje mes të dyve. Duke qenë se Bojken Lako, ish-i dashuri i Semit, është tanimë në një lidhje të konsoliduar, edhe këngëtarja nuk ka dashur të mbetet pas. Mbi të gjitha, në botën e spektaklit ‘shet’ më shumë romanca se këngët e bukura.

Lini një Përgjigje