TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Maj 2025, 15:31

“M’u lutën ta mbaja të fshehtë”, për çfarë e ka fjalën Fation Kuqari?

Shkruar nga Pamfleti

“M’u lutën ta mbaja të fshehtë”, për

“Historitë e dashurisë apo konfliktet që herë pas here i shohim nëpër studiot televizive që ndonjëherë kanë edhe ndonjë skenar në prapaskenë, ndonjëherë bëhen për të marrë vëmendjen e publikut”. Kjo ishte tema e një dite më parë në rubrikën “Trotuar”.

I ftuar në panel ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen” e ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Fation Kuqari. Në një moment gjatë bisedës me të ftuarit, Nevina Shtylla i kujtoi atij historinë e dashurisë që bëri bujë kur ai ishte pjesë e emisionit të dashurisë, atë mes Tea Trifonit dhe Andi Shehit.

Këta të fundit dolën bashkë nga “Për’puthen”, por në të vërtetë secili prej tyre ishin të lidhur me të tjerë ish-konkurrentë të programit.

Pjesë nga biseda:

Në vitin që ti ke qenë në “Për’puthen” ka patur një shpërthim mediatik sa i takonte lidhjes së Teas me Andin, dy histori të krijuara në atë periudhë që rezultuan të ishin ndryshe jashtë, në realitet ishin të lidhur realisht me të tjerë persona.

Fationi: Mua më kanë mbajtur 5 muaj mashtrues njerëzit për këtë gjë. Unë e di sa sharje kam ngrënë për 5 muaj se unë e dija historinë e vërtetë.

Po ti pse s’e ke folur?

Fationi: Se dhashë fjalën diku

Ekziston dikush me thënë ‘mos ma shfaq të vërtetën në publik’, kur ata mashtrojnë për vete?

Fation: Mua më erdhi dikush e më tha ‘aman mos e thuaj’, dhe unë i qëndrova kësaj gjëje, në mënyrë shoqërore. Tani t’i ikim kësaj gjëje se ka 6 vite, është diçka e ikur. Unë nuk jam pro skandaleve sa i përket lidhjeve. Pse? Mund të jetë nusja jote nesër a pasnesër dhe ti nuk mund të bësh skandale me personin tënd të jetës.

fation kuqari sekret

Lini një Përgjigje