TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Qershor 2025, 20:49

“Na ka lënduar"/ Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e djalit me Sara Hoxhën

Shkruar nga Pamfleti

“Na ka lënduar"/ Nëna e Ledrit flet për herë

Ndarja mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës ka qenë një ndër zhvillimet më të komentuar kohët e fundit në mediat rozë dhe rrjetet sociale.

Lidhur me këtë temë ka reaguar edhe nëna e artistit, Xheraldina Vula, e cila është shprehur hapur për mënyrën si e ka përjetuar familja lajmin.

“Na ka lënduar. Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur bëhet fjalë për një çift që ka qenë aq i mirë së bashku. U ndjemë shumë keq, ishte befasuese për ne”, tha ajo.

Xheraldina theksoi se ndonëse ndarja nuk ka qenë e lehtë për familjen, ata e respektojnë vendimin e dy të rinjve. “Nuk kemi pasur qejf fare, por të rinjtë nuk na pyesin. Ata bëjnë zgjedhjet e tyre”, u shpreh ajo.

E pyetur për marrëdhënien me ish-partneren e djalit, Xheraldina tha se lidhja e saj me Sarën nuk ka ndryshuar: “Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën lidhje. Nuk ka asnjë antagonizëm mes nesh. Ajo vazhdon të kujdeset për vajzën, e sjell tek gjyshja, vjen e na viziton. Gjërat janë shumë korrekte mes nesh”.

Lini një Përgjigje