TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Shtator 2025, 13:46

Ndarja e bujshme, Elia Zaharia tregon arsyen përse mban akoma mbiemrin e Princ Lekës

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja e bujshme, Elia Zaharia tregon arsyen përse mban akoma mbiemrin e

Aktorja e njohur, Elia Zaharia ka zbuluar arsyen përse në rrjetet sociale mban ende mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, Princ Lekës, pas ndarjes së tyre të bujshme me dhunë e sherr.

Në një video të publikuar në Instagram, aktorja shpjegoi që prej 2 vitesh tenton të heqë mbiemrin e Princ Lekës, por tregon se nuk ka ndodhur për shkak të një problemi teknik.

Elia Zaharia theksoi se ka kontaktuar me kompani IT-je për ta hequr, por deri tani nuk ka funksionuar.

Ajo kishte edhe një mesazh për njerëzit që “bezdisen”, duke u shprehur: “Le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës”.

“E mbaj akoma sepse nuk hiqet, nuk varet nga unë. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon.

Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim. Ka mbetur ashtu, e kuptoj që shumë njerëz mund të bezdisen dhe t'i shqetësojë. Por nuk ka të bëjë me vullnetin apo dëshirën time. Në çdo punë që kam bërë kam pasur mbiemrin tim, Zaharia. Nuk kam punuar me mbiemrin tjetër.

Për ata që mund të ngrenë pyetje, derisa të zgjidhet le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës, i gocës. Duhet të jemi në promovim të punës, ndaj nuk kam hapur Instagram tjetër. Ka vështirësinë e vet, por nuk është e pamundur”, u shpreh aktorja.

Lini një Përgjigje