
Fituesi i Big Brother Vip2, Luiz Ejlli ka folur ditën e djeshme për raportin e tij me Kiara Titon dhe lajmet e shumta në media rreth marrëdhënies së tyre.
Teksa ishte i ftuar në rolin e opinionistit në Për’puthen, Luizi u shpreh se sa herë shfaqet në koncert për Kiarën, merr kritikat nga fansat dhe nisin aludime për ndarjen mes tyre. Ndërkohë ai ka këshilluar edhe protagonistët e emisionit.
“Njerëzit nuk do pushojnë kurrë së foluri. Fjalët do jenë gjithmonë. E rëndësishme është të harroni kamerat kur shikoni njëri tjetrin në sy. Do jetë shumë vështirë por përfundimi do ia vlejë.
Unë nuk është se jam fort njeri i rrjeteve sociale dhe nuk ndikohem shumë. Dola në koncert më thanë pse nuk e ke marrë Kiarën me vete kur e mora Kiarën më thanë e mori pse i thamë ne. Nuk mund t’ia bësh qejfin të gjithë njerëzve”, u shpreh këngëtari.