TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Tetor 2025, 19:52

Ç'ndodhi? Egli Tako jep njoftimin e papritur në Instagram

Shkruar nga Pamfleti

Ç'ndodhi? Egli Tako jep njoftimin e papritur në Instagram

Këngëtarja Egli Tako, ka dhënë një njoftim të papritur në rrjetet sociale, ku tha se do mbyllej kanali i fansave, i cili quhej “Egli’s Family GCH”, për shkak të problemeve me pronësinë.

Egli Tako, e cila ka pasur një rrugëtim të shumëpërfolur në Big Brother VIP Albania, gëzon mbështetjen e një komuniteti të madh fansash.

Në njoftimin e saj të ndarë në Instagram, ajo sqaroi situatën, duke u shprehur e zhgënjyer: “Zemrat e mia, duke uruar të jeni mirë, dhe duke ju falënderuar përzemërsisht për gjithë suportin dhe dashurinë që ma jepni me kursim, dua t’ju lajmëroj se ky kanal nuk është në pronësinë time dhe mund të bëni unsubscribe lirisht, pasi e di që e keni suportuar në nisje të projekteve të mia, por nuk do të ketë më asnjë aktivitet lidhur me mua dhe emrin tim në vazhdim.”

Ajo u kërkoi ndjekësve të bënin unsubscribe dhe premtoi se do të hapë një kanal të ri për projektet e saj muzikore: “Deri në hapjen e një kanali të ri mbi projektet e mia muzikore, po ju një përqafim të madh dhe ju dua shumë!

Ç'ndodhi? Egli Tako jep njoftimin e papritur në Instagram

Lini një Përgjigje