TAGS-AT E JAVËS

Showbiz21 Prill 2026, 12:10

"Ne kemi qenë gjithmonë bashkë" Monika dhe Arbri flasin pas përfundimit të BBV: Ishim të parët me klikime

Shkruar nga Pamfleti

"Ne kemi qenë gjithmonë bashkë" Monika dhe Arbri flasin

Opinionistët e edicionit të pestë të Big Brother VIP, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, kanë folur për Top Channel pas përfundimit të spektaklit, duke ndarë përshtypjet e tyre për sezonin e gjatë dhe të mbushur me emocione.

Në një intervistë plot batuta dhe humor, të dy kanë komentuar suksesin e programit, dinamikat brenda shtëpisë dhe eksperiencën e tyre si opinionistë, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim edhe në edicionin e ardhshëm.

Pyetjes së bërë nga gazetarja, nëse do të jenë sërish bashkë në edicionin e radhës, Kryemadhi u përgjigj “Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër”.

Pjesë nga intervista:

Monika Kryemadhi: Ne jemi gjithmonë në festë.

Arbër Hajdari: Pas çdo të shtune ne kemi festuar të dielën. Edhe të martat, shkonim të mërkurën. E mërkura pink. Gjithmonë.

Arbër Hajdari: Me sa mora vesh unë, kemi dalë të parët me klikime në YouTube. Në pesë vite ka qenë një audiencë e jashtëzakonshme. Është spektakël i bukur Big Brother, ka emocion, histori të ndryshme njerëzore të cilat veçojnë nga njëra-tjetra. Aq më tepër këtë vit, që mendoj se gara ka qenë shumë e fortë.

Monika Kryemadhi: Ka qenë e fortë, por edhe emocionet që prodhoheshin nga vetë shtëpia…

Arbër Hajdari: Edhe Mona pastaj, me prezencën e Monës nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Për ne ka mbaruar Big Brother dhe jemi gati t’i puthim në faqe një nga një të gjithë.

Monika Kryemadhi: Edhe me dashuri të madhe.

Pyetje: Do ju kemi sërish bashkë vitin e ardhshëm?

Monika Kryemadhi: Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Pse te mos jete ne feste kjo! Burrin e ka ne hotel me 5 yje, parate, pronat e bizneset u shtohen, ata derrkucet e vegjel i kane shkolluar ne Angli e gjetke e zhirojne para me pronat atje. Cdo me, qef o qerratenj.

    Lini një Përgjigje