Showbiz16 Qershor 2024, 13:19

Në lidhje dashurie me Butrint Imerin? Ja si përgjigjet Miss Universe Albania

Shkruar nga Pamfleti

Në lidhje dashurie me Butrint Imerin? Ja si përgjigjet Miss Universe

“Miss Universe Albania 2024”, Françeska Rustemi, i jep fund thashethemeve për një romancë me këngëtarin e njohur, Butrint Imeri.

E ftuar në “Top Arena” mbrëmjen e djeshme, bukuroshja theksoi se mes saj dhe artistit ka vetëm miqësi.

“Marrëdhënie miqësore dhe shoqërore. Jemi shokë”, tha ajo, ndërsa pohoi se raporti i mëparshëm romantik ka përfunduar, pasi është tradhtuar, por hodhi poshtë lajmin se ish-partneri ka qenë futbollist.

“Është ndarë nga i dashuri se e ka tradhtuar? Ka qenë një lidhje normale dhe kaq, jo futbollist”, u shpreh miss-i.

franceska rustemi butrint imeri