TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Gusht 2025, 09:24

“Nënë me orar të plotë”, Dafina Zeqiri tregon momente nga ‘jeta e re’

Shkruar nga Pamfleti

“Nënë me orar të plotë”, Dafina Zeqiri tregon

Dafina Zeqiri po jeton ditët e jetës së saj të re. Tre javë pas ardhjes në jetë të djalit të saj, vogëlushit Daskan, këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të ëmbla: një video ku përkëdhel me dashuri dorën e vogël të birit.

Postimi, i thjeshtë shoqërohet me fjalët:
“Nënë me orar të plotë e me zemër të mbushur plot.”

Një fjali që rrëfen shumë: përkushtimin, emocionin dhe dashurinë e pafund që ajo po përjeton në këtë kapitull të ri si nënë për herë të parë, krah partnerit të saj, Kreshnikut.

Emri i vogëlushit, Daskan, është po aq unik sa edhe çifti vetë – një simbol i një fillimi të ri, i një dashurie të re dhe i një lidhjeje të pathyeshme.

“Nënë me orar të plotë”, Dafina Zeqiri tregon

dafina zeqiri nene

Lini një Përgjigje