TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Mars 2026, 14:11

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe Osaka kryeqytet i Japonisë”, banorët e Big Brother përtej injorancës

Shkruar nga Pamfleti

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe

Sfida e fundit e organizuar nga Big Brother VIP Albania për të testuar njohuritë e përgjithshme të banorëve është shndërruar në një moment viral në rrjetet sociale. Përgjigjet e dhëna nga banorët janë përtej injorancës. Nuk flitet për pyetje që duhet të kesh patjetër njohur e kulturë, por edhe për gjëra mëse të zakonshme.

Përgjigjet e tyre, shpesh të pasakta dhe të papritura, kanë bërë xhiron e rrjetit, duke u komentuar gjerësisht nga ndjekësit e formatit.

Gafat më të komentuara të banorëve

Selin Bollati “nëna e gafave”, tha se një shekull ka 15 vite, ndërsa për traditën e hedhjes së diçkaje mbi të sapomartuarit për prosperitet u përgjigj banane. Për emrin e vërtetë të Nënë Tereza ajo përmendi “Agnesë Tereza” ose “Anjezë Tereza”. Selin shtoi gjithashtu se ylberi ka 8 ngjyra, ndërsa për shpalljen e pavarësisë së Kosova tha: “Sa bëri, 14 më duket?”. Për poemën Lahuta e Malcís ajo përmendi si autor Migjeni, ndërsa kur u pyet se në cilin kontinent ndodhet Egjipti nuk dha përgjigje. Sipas saj, horoskopi ka 9 shenja, ndërsa për romanin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” tha se nuk e dinte autorin.

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe

DJ Gimbo pati disa momente konfuzioni. Kur u pyet për shenjat e horoskopit, ai tha fillimisht 6, më pas 8, për t’u ndalur te “6-7-8”. Për emrin e vërtetë të Nënë Tereza u përgjigj: “Nëna Terezë i kam thënë gjithmonë”. Ndërsa për pavarësinë e Kosovës përmendi datën 17 shkurt 2007 ose 2009.

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe

Nikol u shpreh se një shekull ka 10 vite dhe se mali më i lartë në Shqipëria është Mali i Dajtit. Ajo tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 27 shtete, ndërsa për autorin e “Iliada dhe Odisea” përmendi William Shakespeare.

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe

Nga ana tjetër, Brikena për emrin e vërtetë të Nënë Terezës u shpreh “Kalkuta diçka…”, ndërsa tha se njësia monetare e Anglia është dollari, duke shtuar se ishte rritur në Itali. Ajo gjithashtu nuk e dinte se cila ditë njihet si “dita e gënjeshtrave”.

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe

Mateo tha se ylberi ka 12 ngjyra, ndërsa nuk dha përgjigje për emrin e vërtetë të Nënë Terezës. Për lumin më të gjatë në Shqipëri ai përmendi Vjosa, ndërsa për instrumentin tradicional të përfshirë në listën e UNESCO tha “flauti”.

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe

Një nga përgjigjet më humoristike erdhi nga Rogerti, i cili për pyetjen se në cilin qytet ndodhet muzeu Muzeu i Luvrit u përgjigj: “Gjirokastra.”

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe

Juela nuk e dinte autorin e romanit “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, ndërsa për emrin e vërtetë të Nënë Tereza tha “Gonxhe Gajdexhiu”.

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe

Ndërkohë Miri u përgjigj “Maria Tereza” e përsa i përket kryeqytetit të Japonisë tha ‘Osaka’.

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe

Mali nuk dha përgjigje për malin më të lartë në Shqipëri,

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe

Shendriti tha se Egjipti ndodhet në Azi,

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe

ndërsa Artani u përgjigj se planeti i kuq është Saturni.

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe

Edhe Edisa pati disa përgjigje të pasakta, duke thënë se lumi më i gjatë në Shqipëri është Erzeni, ndërsa pavarësia e Kosova është shpallur në vitin 2015.

“Një shekull ka 10 vite.., banane për të sapomartuarit dhe

big brother gafat

Lini një Përgjigje