TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Mars 2026, 13:30

Redon Makashi rrëfen ndarjen nga jeta të të atit: Sa të kem frymë, nuk e harroj dot momentin kur mbylli sytë

Shkruar nga Pamfleti

Redon Makashi rrëfen ndarjen nga jeta të të atit: Sa të kem

Këngëtari Redon Makashi, i ftuar në “Më prit të dielën” rrëfeu të gjitha ndjesitë dhe momentet e vështira të ndarjes nga jeta të të atit, artistit Fitim Makashi.

Këngëtari tregoi se ende e ka të vështirë të flasë për këtë humbje para publikut, por vendosi të ndajë ndjenjat e tij për shkak të besimit që ka tek moderatori Ermal Peçi dhe mënyra se si ai e realizon programin.

“Është një dhimbje që mbetet për jetë, sidomos momentet e fundit. Ndonjëherë kam dyshime nëse duhet të isha apo jo në çastet e fundit të largimit nga jeta, kur mbylli sytë. Kur s’je, thua pse nuk isha; kur je, imazhi final i mbylljes së syve të mbetet përgjithmonë. Mendoj se deri sa të largohem unë nga kjo jetë, ai moment nuk do të shqitet asnjëherë nga mendja. Nuk e besoj që ka ikur; shkoj në shtëpi dhe s’e gjej”, u shpreh ai.

Redon Makashi theksoi gjithashtu se ndihet jashtëzakonisht krenar për kontributin dhe punën që i ati ka lënë për publikun shqiptar. Ai tregoi se u surprizua nga numri i madh i njerëzve të panjohur që morën pjesë në ceremoninë e fundit për ta nderuar artistin.

Këngëtari nuk la pa përmendur edhe një peng që, sipas tij, i ati e kishte në fund të jetës. Ai tha se Fitim Makashi kishte kërkuar të përfitonte edhe një pension, por kjo kërkesë nuk ishte realizuar.

Sipas tij, çdo përpjekje për ta vlerësuar artistin pas ndarjes nga jeta nuk ka më të njëjtën vlerë, duke theksuar se vlerësimet duhet të vijnë sa artistët janë ende mes nesh.

redon makashi babai

Lini një Përgjigje