
Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka bërë daljen e saj të parë publike pas ndarjes së papritur të artistit nga jeta.
Humbja e parakohshme e këngëtarit të dashur për publikun ka shkaktuar një valë trishtimi, ndërsa vëmendja e të gjithëve ka qenë te familja e tij e ngushtë në këto momente të vështira.
Në një deklaratë mes emocionesh të forta, Selvije shprehu vlerësimin e saj për Shpatin si një artist modest dhe një baba të mrekullueshëm. Ajo theksoi se ai e kishte kompletuar si njeri, duke i dhuruar edhe djalin e tyre, Roelin.
“Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur. Mbi të gjitha, më ka falë një djalë si drita. Roeli është vetëm 3 vjet e gjysmë dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka babain e tij. Unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di kush do t’i tregojë, por e di që ai do të jetë shumë krenar me babain e tij. Shpati është përkushtuar deri në frymën e fundit që ai të rritet me të gjitha të mirat. I kam thënë edhe Shpatit, ti je shumë i mirë për këtë botën tonë mizore” ,tha Selvija.
Lini një Përgjigje