
Mes Londrimit dhe Klodianit ka nisur një flirtim i dukshëm, i cili ka shqetësuar edhe familjarët që kanë kërkuar daljen e tyre nga Big Brother Kosova.
Ndërkohë që produksioni nuk ka ndërmend t’i nxjerrë, Londrimi flet me shumë dashuri për Klodin dhe atë që për momentin e quajnë shoqëri.
Ai thekson se është me fat që ka takuar një person si ai brenda këtij formati.
Londrimi përmend disa nga gjërat që i pëlqejnë te ai dhe për çfarë e vlerëson.
"Jam shumë me fat që e kam takuar një person si Klodi këtu, sepse në Big me taku një person që ki aq shumë gjëra të përbashkëta nuk ka gjë më të mirë me qenë me një person me nivel të inteligjencës së njëjtë e kupton, me stil, gjuhë, është tepër i aftë i artikuluar di të shprehet", u shpreh ai.
Më tej shtoi "Kam qejf të rrethoj veten me njerëz pozitivë të aftë".
Mbetet për t’u parë se deri ku do të shkojë marrëdhënia mes dy djemve, njëri prej të cilëve më herët ka qenë i lidhur me një bukuroshe italiane, në një tjetër shfaqje reality.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje