Një debat i ashpër është regjistruar në shtëpinë e Big Brother Vip 5 mes Selin dhe Livias, duke sjellë tensione të forta mes banoreve. Situata u përshkallëzua me akuza dhe fjalë të rënda, ndërsa në debat u përfshi edhe Rogerti.
Gjatë përplasjes, Livia iu drejtua Selin me tone të ashpra, duke e akuzuar për sjelljen e saj në raport me banorët e tjerë. Nga ana tjetër, Selin reagoi duke i kërkuar Livias të artikulohej më mirë, duke përmendur faktin se ajo është aktore.
Në një moment të debatit, ndërhyri edhe Rogerti, i cili iu drejtua Selin me një akuzë të drejtpërdrejtë.
Pjesë nga debati:
Livia: Nuk jemi si puna jote ne. Mos i ngatërro të gjithë me surratin tënd.
Selin: O rruga!
Livia: Thërriti mendjes se kanë gra dhe kalamaj jashtë mileti, nuk janë tyryfyu si puna jote.
Selin: Ti je turp i Zotit!
Livia: Nuk marrin të gjithë rolin e dashnores o Selin, ki kujdes. Unë rri me rolin Livia, me emrin Livia Lozi tek pullë dhe rri me kë të më dojë qejfi. Do rri me ty unë?! Ti ke ndenjur si lëpirëse 50 ditë pas Mirit. Po mos kishe ardhur Gimbo, çfarë do kishe bërë, te kush djalë do kishte shkuar?
Selin: Artikulohu, se je edhe aktore.
Rogerti: Ti je lëpirësja e Mirit
Livia: Do kishe kapur ndonjë tjetër? Ti ndjek Mirin kudo me sy, kudo ku është ai.
Lini një Përgjigje