TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Shtator 2023, 12:29

‘Nuk të pagoi dëmshpërblim’, Shakira thumbon Pique me anë të dados së fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

‘Nuk të pagoi dëmshpërblim’, Shakira thumbon Pique me

“El Jefe” kënga e re e Shakirës është publikuar dhe sigurisht ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Kjo, pasi pritej të ishte një diss për Gerard Pique-n dhe “po” ashtu është.

Jo drejtpërdrejtë, por nëpërmjet dados së fëmijëve të tyre.

Në fund të këngës, Shakira këndon: “Kjo këngë është për ty, pasi nuk të paguan dëmshpërblim.”

E duket se kjo është një referencë për dadon e fëmijëve të saj me Pique-n. Siç është shkruar në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, ish-futbollisti e ka shkarkuar gruan që kujdesej për dy fëmijët, pasi ishte ajo që i zbuloi Shakirës tradhtitë e tij.

Madje, ai ishte aq i acaruar me të, saqë nuk pranoi t’i paguante as dëmshpërblimin. Dadoja e fëmijëve të Shakirës dhe Pique, shfaqet në videoklipin e këngëtares.

‘Nuk të pagoi dëmshpërblim’, Shakira thumbon Pique me

dado thumb shakira

Lini një Përgjigje