
Olta Gixhari ishte një ndër banorët me kryesorë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.
Ish-banorja vendosi që ta lërë garën në gjysmë dhe të largohet për t’iu përkushtuar djalit të saj.
Por gjithsesi, ajo vazhdon të përmendet shpesh nga banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe kjo duket se e ka bezdisur.
Me ironi aktorja ka shkruar se ka filluar të mendojë se do e fitojë “Big Brother VIP” edhe pse është jashtë shtëpisë: ‘Realisht po mendoj që mund ta fitoj BBVIP edhe pse jam jashtë. Kaq shumë sa po më përmendin, jam e bundur që në finale do kem shanset e mia.’, përfundon postimi.

Lini një Përgjigje