TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Prill 2023, 12:07

Olta Gixhari ‘nominon’ të shoqin, nuk e nxori mirë në foto

Shkruar nga Pamfleti

Olta Gixhari ‘nominon’ të shoqin, nuk e nxori mirë në

Aktorja Olta Gixhari ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas daljes nga Big Brother Vip të shtunën e kaluar, e cila vendosi të hiqte dorë vullnetarisht nga çmimi i madh për shkak të mallit që kishte për djalin e saj.

Në një postim në Instagram, Olta ka publikuar disa foto me djalin e saj Amar, teksa krahas saj shkruan se dashuria e vogëlushit të saj dhe ajo se çfarë ka marrë nga fansat i ka mbushur shpirtin plot dhe e ka bërë të besojë se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës.

Olta shkruan me humor se do të nominojë bashkëshortin e saj Dorin, pasi nuk i ka bërë mirë fotot, teksa për Amarin shkruan se ai është 100 mijë euroshi i saj.

“Gjithë bota ime në një foto ? Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju në këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës. Ju dua shumë të gjithëve! Zoti ju bekoftë në familjet tuaja! #100MijëEuroshiIm #Sot NominojDorinSeNukIKaBërëMirëFotot” shkruan Olta.

Olta Gixhari ‘nominon’ të shoqin, nuk e nxori mirë në Olta Gixhari ‘nominon’ të shoqin, nuk e nxori mirë në

olta gixhari nominim burri

Lini një Përgjigje