TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Gusht 2024, 12:50

Pa luks të tepruar, ASAP Rocky: Fëmijët tanë do kenë një fëmijëri normale

Shkruar nga Pamfleti

Pa luks të tepruar, ASAP Rocky: Fëmijët tanë do kenë

ASAP Rocky dhe Rihanna janë një çift shumë i komentuar, jo vetëm për karrierën por edhe për faktin se tanimë janë edhe prindër të dy fëmijëve të tyre: RZA dhe Riot.

Reperi amerikan insiston se fëmijët e tyre do të kenë një fëmijëri normale, pavarësisht famës së çiftit.

Kur një gazetar aludoi se fëmijët e tyre nuk do të kenë një fëmijëri të njëjtë sikurse të tyren, ASAP Rocky e kundërshtoi dukshëm.

“Fëmijët tuaj me siguri nuk do të kenë fëmijëri të njëjtë sikurse e keni pasur ju. Fëmijët tuaj nuk do të mund të dalin në dyqan, pasi do të njihen si fëmijët e Rihanna-s dhe ASAP Rockyt”, i tha gazetari reperit amerikan.

Megjithatë, ASAP Rocky nuk hezitoi të kundërshtonte që fëmijët e tij dhe të Rihanna-s do të kenë një fëmijëri normale.

“Normalisht që do të kenë fëmijëri të njëjtë. Edhe ata janë qenie njerëzore. Më lejo ta tregoj një video të vogëlushit RZA”, i ktheu ai reporterit.

asap rocky rihanna femijet

Lini një Përgjigje