
Dhuna brutale e ushtruar ndaj Klea Prengës nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha disa ditë më parë, bëri shumë bujë kudo nëpër rrjet.
Pas pamjeve “të frikshme” të ndara nga Klea, kjo e fundit herë pas here ka shpërndarë dhe foto të reja teksa tregon gjendjen e saj shëndetësore.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe pasditen e djeshme. Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it Klea ka ndarë një video TikTok-u teksa shfaqet duke pozuar përpara kamerës.
Siç mund të shihet plagët në fytyrën e saj janë lehtësisht të dukshme, por dita ditës gjendja e saj po përmirësohet!
Mesa duket vajza, e cila u bë e njohur se u dhunua, ka ndërmend që fatkeqësinë ta shfrytëzojë për mirë. Me siguri është ‘një hap larg’ të bërit të blogeres, pasi ka nisur të tregojë herë pas here përmirësimin e pamjes së jashtme, pas shpërfytyrimit të bërë nga motrat Berisha. Epo, shumë mirë që e kthen dhimbjen në forcë.

Lini një Përgjigje