
Miqësia e Rikes dhe Erjolëss nisi që vitin e shkuar, ku të dyja bën pjesë tek reality “Big Brother Albania”. E duket se që prej asaj dite, për të dyja vajzat, lindi një miqësi e fortë që jashtë ka vijuar edhe me projekte të përbashkëta.
Paparaci i ‘Panorama’-s ka shkrepur foto nga një padite në plazh, ku duket se po e shijojnë kohën në shoqërinë e njëra-tjetrës. Vajzat janë duke pushuar në bregdetin e jugut. Ashtu si mund të dallohet, Rikja, shumicën e kohës merret me telefonin, duke u munduar që të shkrepë foton më të bukur për rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, Erjola, duket më e relaksuar, teksa merr kohë për të pushuar. Rikja kishte zgjedhur një bikini me ngjyra të ndezura, nga ana tjetër, Erjola kishte preferuar që mbi bikini të vishte edhe një fustan rrjete të bardhë, i përshtatshëm për pasditet në plazh.
Pa make-up të rënduar, dy vajzat ngjajnë shumë ndryshe nga ç’dalin në foto apo ekran. Gjithsesi, edhe pse me një trup jo perfekt, Rikja pozon me kënaqësi, duke injoruar si celulitin edhe barkun paksa të fryrë.
Rikja, sapo ka përfunduar pushimet e saj në Itali, ku me gjasa, në këto ditë nuk ka qenë e vetme.
Nga jahtet luksoze, teksa plazhet e shtrenjta të Sardenjës, kanë qenë ato që kemi parë në profilin e saj në Instagram. Nga ana tjetër, Erjola pak na ka zbuluar këtë verë, duke u përqendruar tek pozat e saj sensuale, pa dhënë shumë detaje se ku po pushonte, por mbi të gjitha me kë.
Kujtojmë se të dyja vajzat janë duke provuar veten edhe në kinematografi, ku janë duke punuar për filmin e tyre të parë. Do të na duhet të presim edhe pak, për të parë sesi do të vijnë këtë herë dy mikeshat në rolet e tyre për herë të parë në një film./Panorama Plus

Lini një Përgjigje