
Vëllai i Madh ka përdorur një mekanizëm të ri për finalistin e parë të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Mbrëmë në dhomën e rrëfimit banorët janë thirrur një e nga një për të thënë dy emrat që ata dëshirojnë në finalen e madhe.
Me shumicë votash nga banorët, më të votuarit kanë qenë Luizi Ejlli me 4 vota, Dea Mishel me 4 vota dhe Krist Aliaj me 3 vota.
Për këtë arsye, dy banorët me më shumë vota do të përballen me njëri-tjetrin në një televotim që u hap gjatë mbrëmjes së djeshme, ku do të jetë publiku ai që do të zgjedhë me anë të votave finalistin e parë. Ky i fundit do të shpallet gjatë spektaklit të së shtunës.
Ndërkohë gjatë darkës, Luizi pasi falënderoi ata që e kanë votuar për të qenë finalisti i parë, i ‘bie në kokë’ se sa vota mori ai, Dea dhe Kristi.
Madje këngëtari nuk e pati aspak problem të thoshte se ai ka thënë emrin e Kiarës dhe Kristit. Në këto momente e pyet Qetsori se pse nuk doli Kristi në televotim me Dean?
“S’e di. Kemi pasur më shumë unë e Dea. 4-4-3”, tha Luizi, duke e gjetur fiks.
Si votuan banorët:
Kristi: Dea dhe Jori
Bledi: Luizi dhe Dea
Qetsori: Nita dhe Kiara
Efi: Luizi dhe Kristi
Jori: Luizi dhe Dea
Luizi: Kiara dhe Kristi
Kiara: Luizi dhe Efi
Nita: Bledi dhe Dea
Dea: Nita dhe Kristi
Lini një Përgjigje