
Këngëtari Luiz Ejlli është padyshim personazhi më i komentuar në publik që prej hyrjes në Big Brother VIP Albania.
Dashuria dhe simpatia e madhe që publiku ka për këngëtarin u reflektua dhe në rrjetet sociale ku Instagrami i tij, llogari ehapur pas hyrjes së tij në BBV, arriti në shumë pak kohë arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës.
Mirëpo profili i tij duket se shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”. Këta të fundit kërkuan të drejtën e menaxhimit të Instagramit të Luizit, por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së tij duke fshirë kështu çdo postim.
Por, ajo çfarë bie në sy është se ditën e sotme është vënë re se profili është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër.
Nuk dihet ende se cila është arsyeja që familjarët e Luizit kanë marrë një vendim të tillë për të mbyllur faqen e tij zyrtare në Instagram, duke ngritur kështu shumë pikëpyetje për fansat.
Kujtojmë se kunati i Luizit paradisa kohësh njoftoi se produksioni ka tentuar të marrë instagramin e Luizit me pretendimin se ka të drejtat për emrin dhe llogarinë e tij. Tahiri u shpreh se nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që e fakton këtë gjë.
“Duke iu përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj ju informoj se nga faqja zyrtare që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij janë bllokuar informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Big Brother pasi në një komunikim me produksionin e këtij shoë na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrin i kanë kaluar Top Channel.
Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundojë loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”, është shprehur kunati i këngëtarit.
Pra duket qartë se marrja e llogarisë nga ana e familjarëve është bërë për të mbrojtur atë nga persona të tjerë. Familjarët kanë bërë të qartë për fansat që në përfundim të Big Brother llogaria do i kalojë vetë Luizit.

Lini një Përgjigje