TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Shkurt 2026, 16:25

“Pengu im”, Arbana Osmani tregon çfarë do të ndryshojë këtë vit

Shkruar nga Pamfleti
“Pengu im”, Arbana Osmani tregon çfarë do të
Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një reflektim të sinqertë personal, duke zbuluar një “peng” që e ka shoqëruar vitet e fundit dhe vendimin që ka marrë për ta ndryshuar.

Përmes një InstaStory, Arbana ka treguar se për këtë vit i ka vendosur vetes një qëllim të ri, i cili nuk lidhet me angazhimet televizive, por me pasurimin e mendjes dhe shpirtit. Ajo pranon se kohët e fundit nuk ka lexuar aq sa do të donte, gjë që i ka lënë një shije të hidhur.

“Këtë vit i kam vënë qëllim vetes të lexoj të paktën një libër në muaj, sepse është një nga pengjet e viteve të fundit dhe më vjen shumë keq,” shkruan Osmani.

Moderatorja zbulon se aktualisht po fokusohet te autorët e rinj shqiptarë, veprat e të cilëve i cilëson si mbresëlënëse. “Kam lexuar disa libra shumë të mirë këto kohë, të gjithë të shkruar nga autorë të rinj shqiptarë, mbresëlënës,” shprehet ajo.

Ky pasion i ri nuk do të mbetet vetëm personal, por do të reflektohet edhe në projektin e saj televiziv. Arbana bën të ditur se disa prej këtyre autorëve i ka intervistuar tashmë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku publiku do t’i zbulojë në episodet në vijim.

Në fund, ajo bën një apel të drejtpërdrejtë për publikun, duke theksuar rëndësinë e vlerave të vërteta kulturore. “Ndjej se duhet folur më shumë për librat dhe se letërsia e mirë duhet bërë ‘virale’,” përfundon Arbana.

“Pengu im”, Arbana Osmani tregon çfarë do të

arbana osmani

Lini një Përgjigje