
Një tjetër debat i nxehtë ka shpërthyer në shtëpinë e "Big Brother Vip". Konflikti këtë herë ka përfshirë Mirin dhe Mateon, të cilët kanë nisur përplasjet që nga hyrja e Mateos në shtëpi.
Në një moment të tensionuar, Mateo e ka akuzuar Mirin për qëllime të dyshimta ndaj Selinës, duke e quajtur “i djegur” dhe “lepurush”.
Debati mes tyre:
Mateo: Hajde përballu o lepurush. Doje t’i bëje dhuratën Selinës ti? O burrë i martuar. O i djegur.
Miri ka reaguar duke relativizuar situatën dhe duke theksuar se nuk është diçka e jashtëzakonshme.
Miri: Kam parë njerëz që kanë roje. Kam parë njerëz që kanë bodyguard.
Megjithatë, Mateo ka insistuar duke i thënë se: “Doje t’i bëje dhuratën Selinës ti o i djegur”.
Debati ka vijuar me tension të lartë, duke treguar edhe njëherë se atmosfera në shtëpi mbetet e ndezur dhe pa qetësi.
Duket se përplasjet mes banorëve nuk kanë të ndalur dhe se publiku pret të shohë sesi do të shkojnë këto marrëdhënie dramatike.
Lini një Përgjigje