TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Shkurt 2026, 14:41

‘Guxoi’ të bënte humor me dosjen ‘Epstein’, Trump kërcënon prezantuesin e Grammy’s me padi

Shkruar nga Pamfleti

‘Guxoi’ të bënte humor me dosjen ‘Epstein’,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj prezantuesit të Çmimeve Grammy, Trevor Noah, duke e kërcënuar publikisht me padi ligjore, pas një shakaje të bërë në skenë që përfshinte emrin e Jeffrey Epstein.

Gjatë ceremonisë së Grammy 2026, Noah bëri humor duke thënë se ky mund të ishte viti i tij i fundit si moderator, përpara se të shtonte:

“Kënga e Vitit – kjo është një Grammy që çdo artist e dëshiron pothuajse aq sa Trump dëshiron Groenlandën, gjë që ka kuptim sepse ishulli i Epstein është zhdukur, ai ka nevojë për një të ri për të kaluar kohë me Bill Clinton.”

Shakaja shkaktoi reagime të menjëhershme, por më i ashpër ishte ai i vetë Donald Trump, i cili e cilësoi Noah-in si një “humbës total”, duke paralajmëruar se do të angazhojë avokatët për ta paditur.

“Me sa duket do t’i dërgoj avokatët e mi të padisin këtë moderator të varfër, patetik, pa talent dhe budalla, dhe do ta padis për shumë para,” deklaroi Trump.

Presidenti amerikan reagoi edhe me një postim të gjatë, ku mohoi kategorikisht çdo lidhje me ishullin e Jeffrey Epstein, duke e quajtur deklaratën e Noah-it të rreme dhe shpifëse.

“Noah tha, gabimisht për mua, se Donald Trump dhe Bill Clinton kanë kaluar kohë në Ishullin e Epstein. Gabim! Nuk mund të flas për Bill-in, por unë kurrë nuk kam qenë në Ishullin e Epstein, as diku afër tij. Deri te kjo deklaratë e rreme dhe shpifëse sonte, kurrë nuk jam akuzuar për diçka të tillë, as nga Mediat e Rreme,” shkroi Trump.

Ai e mbylli reagimin me një tjetër kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj prezantuesit të Grammy-ve:

“Noah, një humbës i plotë, më mirë t’i rregullojë faktet – dhe t’i rregullojë shpejt. Përgatitu Noah, do të argëtohem pak me ty!”

Deklarata e Trump ka ndezur debat të fortë në rrjetet sociale, duke kthyer shakanë e Trevor Noah në një tjetër skandal të madh politik dhe mediatik, vetëm pak orë pas ceremonisë së Grammy-ve.

donald trump trevor noah batuta kercenim

Lini një Përgjigje