Showbiz 3 Mars 2024, 10:19

"Përdori" vajzën për lojë, Egla: Më vjen keq që këto lloj grash rrisin fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

"Përdori" vajzën për lojë, Egla: Më vjen keq

Një nga momentet që u komentua në spetaklin e mbrëmshëm në “Big Brother Vip” ishte edhe loja që Ledjona kishte menduar për të provuar besimin e banorëve, duke u thënë se do të lërë shtëpinë pasi i mungon vajza. Kjo gjë është pritur me habi jo vetëm nga banorët por edhe opinionistët. Pas shpjegimit të Ledjonës, Egla ka dhënë një koment duke thënë se i vjen keq që gra si ajo rrisin fëmijë.

Ledjona: Jam ngarkuar shumë. Përveç situatave që kanë ndodhur, është edhe Egla që ofendon në mënyrë të tmerrshme. Unë kam qenë pjesë e planit të parë, pjesë e lojës. Nuk mendoja që situata e hallvës do merrej në atë mënyrë. Erjola e kishte që dy persona në shtëpi janë të padukshëm. Kur më ka pyetur Erjola, i kam thënë nuk jam dakord dhe më tha se e di vetë… Meritoni lexoi lajmet gjatë lojës dhe më tha se kam dalë shumë keq… Dua të shpjegoj këtë pjesën e vajzës, unë nuk kam gënjyer që më merr malli për vajzën.

Egla: Më vjen keq që këto gra rrisin femijët tanë dhe shoqërinë tonë.

Ledjona: Çfarë tha se s’e dëgjova?

Ledion Liço: Egla përsërite edhe një herë atë që the.

Egla: Më vjen keq që këto lloj femrash kanë nëpër duar të ardhmen tonë.

egla dhe ledjona