Showbiz 2 Mars 2024, 22:08

“Përdore vajzën për skemat e lojës”, banorët e BBV përplasen me Ledjonën pasi u shtir sikur do largohej

Shkruar nga Pamfleti

“Përdore vajzën për skemat e lojës”,

Një situatë e tensionuar ka ndodhur mes banorëve të BBV gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme, ku gjatë një klipi u transmetua se Ledjona ishte shtirur në lidhje me faktin që donte të largohej nga shtëpia pak ditë më parë, me pretekstin se e kishte marrë malli për vajzën.

Banorët kanë reaguar ashpër në lidhje më këtë situatë, pasi janë prekur prej gjestit të saj dhe se sipas tyre, ka përdorur vajzën për të skemat e lojës.

Edhe opinionistët nuk kanë reaguar aspak mirë për këtë lojë, ndërsa Arbr Hajdari u shpreh duke thënë “këtu kemi të bëjmë me aktorë të nivelit të lartë”.

Pjesë nga biseda:

Ledjona: Ka qenë një javë e ngarkuar për mua, më duhet një vetë kontroll sepse jam ngarkuar. Erdhi më tha për lajmet që panë që ke dalë keq ke dalë keq. Unë e di si luhet me titujt jashtë.  Kam marr konfirmimin nga Meritonit për të qëndruar, ndërsa Eglen e kam pyetur a je bërë pishman për ofendimet dhe më ka thënë ‘jo’.

Egla: Kurrë për femra si ty.

Ledjoni: Tani që e ke përdorur vajzën për skemën e një loje kjo është pak por e sigurt.

Arbri: Unë e kam mbrojtur Ledjonën për vajzën, por këtu kemi të bëjmë me aktorë të nivelit të lartë. Kjo thotë po mendoj pak vajzën që të qaj të duhet më reale, pse më buton është kjo? I kam dhënë të drejtë disa herë. Deri dje nuk donte që askush ti përmendte fëmijën, tani e fut vet.

Ledjona: Nuk e kam gënjyer kur kam thënë që më merr malli për vajzën.

Arbri: Ke thënë që ‘duhet të përmend vajzën që të duket më reale’. Ma shpjego.

Ledjona: Kur përmend vajzën qaj.

Arbri: Po pra këtë po themi, e bërë qëllimisht.

ledjona big brother vip