
Moderatorja e njohur Dajana Shabani po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. Prej muajit janar, ajo është detyruar të ndajë kohën mes Tiranës dhe Greqisë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së saj.
Burime pranë moderatores bëjnë me dije se Dajana ka pezulluar për momentin angazhimin në emision, për t’iu përkushtuar plotësisht familjes dhe sidomos mamasë së saj, e cila po kalon një kalvar të gjatë trajtimesh në spitale.
Së fundmi, moderatorja ka prekur ndjekësit me një postim emocional në "Insta Story". Ajo ka publikuar një foto nga spitali, ku shfaqet dora e nënës së saj, ndërsa krahas saj shkruan: “Nga janari spitaleve, pa e dhënë veten asnjë herë… Jepi forca edhe kësaj here mam”.

Mesazhi i saj është shoqëruar me shumë reagime dhe mbështetje nga ndjekësit, të cilët i kanë dërguar urime për forcë dhe shërim të shpejtë për nënën e moderatores.
Lini një Përgjigje