
Gjatë një bisede me Julin, në ambientet e jashtme të shtëpisë, Egla thotë: “Në kronikën e zezë, për nënat që marrin vendimin drastik e hidhen me gjithë fëmijët”, duke lënë të kuptohet që ajo është në dijeni të ngjarjes së trishtë në Shkodër ku nëna u hodh në lumë bashkë me tre fëmijët e saj.
Një përdorues i njohur i rrjeteve sociale, i cili njihet me emrin andreaaaaaaa80 e ka kapur këtë moment, falë abonimit 24 orësh që ka bërë dhe me të drejtë pyet: Nuk arrij të kuptoj diçka. Ne pamë dje se çfarë shkruajnë mediat për banorët brenda Big Brother, nuk dëgjuam kronikë të zezë. Ku e dëgjoi Egla për nënën me tre fëmijë, se nuk arrijmë të kuptojmë. Ka diçka që ne nuk e dimë, nuk e shohim? Se supozohet që ne paguajmë për t’i parë këta 24 orë në 24, çfarë ka atëherë?
Ju si mendoni, nga e dinte Egla ngjarjen e trishtë që ndodhi para pak ditëve në Shkodër?/ Pamfleti
Lini një Përgjigje