
Vserlo nuk është ndjerë mirë pas suksesit të këngës së re të Gjestit, “Veshu ndreq”, e cila kaloi 1 milion klikime brenda 24 orëve.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Vserlo ironizoi dhe akuzoi për manipulim me klikimet, duke e krahasuar fenomenin me artistë botërorë si Miley Cyrus dhe Ava Max. Ai e quajti suksesin e Gjestit “të fabrikuar”, duke shtuar:
“Vjen një Gjest me 100 mijë subscribers të blerë, kap 1.5 milionë për një ditë…”.
Por nuk ndalet me kaq. Vserlo ka thumbuar edhe këngëtaren Egli Tako, duke parashikuar me ironi se kënga e saj do të arrijë “20 milionë klikime deri nesër”.
Gjithë inatin ia ka ‘shfryrë’ publikut, i cili, sipas tij, bie pre e një “fame imagjinare” dhe playback-u të artistëve që “nuk dinë të këndojnë”, duke e mbyllur mesazhin me fjalët:
“Që jeni popull dele e kemi marrë vesh, por të paktën jini dele që ndjekin logjikën dhe forcën e gravitetit!”.
Lini një Përgjigje