
Një bashkëpunim muzikor mes Fjolla Morinës dhe Ingrit Gjonit ishte planifikuar prej kohësh dhe kishte ngjallur entuziazëm tek të dyja. Kënga, e krijuar nga këngëtarja dhe autorja Fifi, ishte në fazën finale të realizimit.
Fjolla kishte përfunduar tashmë regjistrimin e pjesës së saj në studio dhe priste që edhe Ingriti të regjistronte vokalin për të përmbyllur projektin.
Por bëhet me dije se Ingrit Gjoni nuk ka vijuar me pjesën e saj, duke e lënë përkohësisht pezull projektin.
Ende nuk bëhen të ditura arsyet, por nuk përjashtohet mundësia që kënga të realizohet në një moment tjetër më të përshtatshëm.
Lini një Përgjigje