
Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Benita Zenë u përball me një valë spekulimesh dhe dezinformatash që u përhapën shpejt në rrjetet sociale dhe portale. Postimet e ndryshme pretendonin se ajo kishte bërë zbulime të mëdha rreth produksionit ose madje kishte “zbuluar” emrin e fituesit të edicionit, gjë që nuk qëndron.
Për të ndalur përhapjen e këtyre lajmeve të rreme, menaxhmenti i Benitës publikoi një reagim zyrtar, i cili u shpërnda më pas edhe nga vetë ish-banorja në llogarinë e saj në Instagram.
Në deklaratën e tyre, stafi i saj thekson se postimet ishin krijuar vetëm për të manipuluar publikun dhe për të tërhequr klikime. “Së fundmi po qarkullojnë disa lajme me qëllim rritjen e audiencës dhe klikimeve. Dëshirojmë të sqarojmë se këto lajme janë të pavërteta (Fake) dhe nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga ana jonë lidhur me këto pretendime,” – thuhet në komunikatë.
Menaxhmenti shton gjithashtu se ata po respektojnë rregullat e formatit dhe janë në pritje të rezultateve përfundimtare: “Aktualisht, ne jemi ende në pritje të rezultateve/votave nga formati ku Benita ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova.”
Përmes këtij reagimi, ata bëjnë thirrje që ndjekësit të marrin informacion vetëm nga faqet dhe llogaritë zyrtare të Benitës, duke mos u bazuar në lajme të pavërteta që qarkullojnë në media dhe rrjete sociale.

Lini një Përgjigje