TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Shkurt 2026, 14:07

Kristi i qartë në qëllimet e veta: Dua të bëhem baba

Shkruar nga Pamfleti

Kristi i qartë në qëllimet e veta: Dua të bëhem baba

Pas daljes nga edicioni i fundit i Big Brother VIP Albania, Kristi Lamaj ka ndarë planet e tij personale dhe reflektimet për të ardhmen. Në një intervistë për emisionin Ftesë në 5, ai ka treguar se tani ndodhet në një fazë të jetës ku dëshira për të krijuar familje ka marrë përparësi në mendimet e tij.

“Vjen një periudhë kur gjërat thjesht ndodhin. Dua të bëhem baba. Është diçka që lind me moshën. Familja është gjëja më e veçantë për mua, pika ku nuk doja të prekesha kurrë. E kam thënë edhe aty brenda: mos guxo të më prekësh familjen, ajo është vija e kuqe. Profesioni im të kërkon të jesh i përkushtuar dhe larg, por nuk ka asnjë lidhje me familjen”, është shprehur ai.

Kristi ka treguar gjithashtu se përvoja në shtëpinë e Big Brother VIP e ka shtyrë shpesh të reflektojë mbi marrëdhëniet dhe vendimet e tij. “Gjithmonë kam pasur bisedën me veten. Aty brenda vendosja përballë vetes një person nga i cili doja një këshillë. Nuk kam qenë kurrë vetëm; banorët i dija si kundërshtarë, por brenda mendjes sime flisja me njerëzit e mi të zemrës dhe mbaja marrëdhëniet gjallë”, ka deklaruar ish-banori.

Ai ka shtuar se synon të ruajë ekuilibrin mes jetës profesionale dhe asaj personale, duke e konsideruar familjen si prioritet dhe një burim frymëzimi për të ardhmen. Kristi gjithashtu vlerëson kontributin e tij në muzikën popullore, duke thënë se ka sjellë një frymë të re në skenë dhe dëshiron të vazhdojë të investojë në projekte që pasqyrojnë pasionin e tij.

kristi baba

Lini një Përgjigje