TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Nëntor 2024, 12:14

Pranoi ndarjen nga Sara Hoxha, Ledri Vula habit me deklaratën: Kam kryer marrëdhënie me një fanse!

Shkruar nga Pamfleti

Pranoi ndarjen nga Sara Hoxha, Ledri Vula habit me deklaratën: Kam kryer

Reperi i njohur Ledri Vula, teksa ka dhënë një intervistë, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Mirëpo ajo që ra mjaft në sy ishte një përgjigjje që artisti dha kundrejt një pyetje pikante.

Teksa u pyet nga moderatorja Arbana Osmani nëse ka fjetur me ndonjë fanse, reperi u përgjigj se e ka bërë por nuk preferoi të ndante detaje të tjera.

Arbana: “Kush ka qenë ajo vajza Ledri?” 

Ledri: “Ca të të thotë vëllai jot ty tani,” tha ai duke qeshur.

Kjo përgjigje e tij u prit me humor nga moderatorja e cila shtoi se mendon që “çdo vajzë që Ledri ka fjetur ka qenë një fanse e tij” dhe se reperi e pohoi  këtë në njëfarë mënyre duke thënë “ashtu është”.

Ndër të tjera reperi ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ndarjen nga partnerja e tij Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poin.

Lini një Përgjigje