
Përfaqësuesit ligjorë të Kristiano Ronaldos dhe Ketrin Majorga do të përballen sërish në gjykatë, në funksion të çështjes ndaj futbollistit portugez. Avokatët e amerikanes kërkojnë të anulojnë mbylljen e çështjes së paraqitur ndaj CR7 më 2022 dhe, në këtë mënyrë, të rihapin padinë civile që filloi në vitin 2018.
Thelbi i çështjes sillet rreth pagesës së supozuar prej 357 mijë euro, që ylli portugez dyshohet se i ka bërë Ketrin Majorga si ryshfet për të heshtur, pas akuzave për përdhunim.
Kujtojmë se ish-modelja amerikane kërkoi dëmshpërblim prej rreth 64.4 milionë euro në vitin 2021, duke përmendur “dhimbjen dhe vuajtjen” që kishte përjetuar nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.
Kjo kërkesë e Ketrin Majorga erdhi pasi dyshohet se u nënshkrua një marrëveshje e fshehtë jashtëgjyqësore. Ajo thotë se u përdhunua në një hotel nga Kristiano Ronaldo në vitin 2009, në Las Vegas. Një akuzë që ylli i futbollit e ka mohuar gjithmonë.
Një vit më pas, në vitin 2010, ish-modelja nënshkroi një marrëveshje konfidencialiteti jashtëgjyqësore me vlerë 324 mijë euro me CR7, por vite më vonë ndryshoi mendje dhe vendosi ta çonte futbollistin para drejtësisë, duke pretenduar se kur nënshkroi marrëveshjen në fjalë, ajo nuk ishte mirë psikologjikisht.
Sipas Majorga, lojtari portugez i kishte hyrë në banjë me organin e tij seksual të shfaqur, duke u përpjekur ta detyronte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Po kështu i lutej që t’ia prekte penisin për 30 sekonda. Një akt që ajo e refuzoi. Ronaldo raportohet se i ka kërkuar brunes misterioze që t’i bënte seks oral, por edhe kjo kërkesë u refuzua prej saj.
Portugezi i kërkoi një puthje për ta lënë të ikte, ajo pranoi dhe momenti doli jashtë kontrollit: “Më kapi me shumë forcë dhe kreu punë pa miratimin tim”.
Sipas amerikanes, Ronaldo kishte hequr të brendshmet, duke llogaritur refuzimin e “viktimës”: “Reagova dhe bërtita jo, jo, jo!” Sipas raportit, futbollisti kapi vaginën e saj dhe iu hodh në shpinë, duke praktikuar seks anal pa mbrojtje, për 5 deri në 7 minuta, edhe pa lubrifikant.
CR7 ka thënë gjithmonë se seksi ishte konsensual. Ai deklaroi se përdhunimi është “një krim i neveritshëm” dhe paraqiti rreth 60 dëshmitarë për të dëshmuar në favor të vetes.
Më 23 korrik 2019, gjykata e Amerikës së Veriut liroi Kristiano Ronaldon nga akuza për përdhunim. Zyra e Prokurorit të Qarkut Clark në shtetin e Nevadës arriti në përfundimin se pretendimet për krime seksuale, të paraqitura nga 34-vjeçarja Ketrin Majorga, nuk mund të vërtetohen.
Lini një Përgjigje