TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Janar 2026, 14:25

Prindër për herë të parë, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani në pritje të fëmijës  

Shkruar nga Pamfleti
Prindër për herë të parë, Argjira Spanca dhe Graciano
Prindër për herë të parë, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani në pritje të fëmijës  

Argjira Spanca, dhe balerini Graciano Tagani po përjetojnë një nga momentet më të bukura në jetën e tyre: ata do të bëhen prindër për herë të parë. Burime të Ilirianews.al konfirmojnë se Argjira është në ‘pritje të ëmbël’, një lajm që ka gëzuar jo vetëm familjarët, por edhe fansat e çiftit.

Argjira dhe Graciano janë një nga çiftet më të komentuar në mediat rozë shqiptare, që prej rreth pesë vitesh, që nga momenti kur bënë publike lidhjen e tyre. Shtatzënia e tyre nuk duket se ka ardhur si surprizë e plotë, pasi në intervista të ndryshme të dy janë shprehur se po mendonin për zgjerimin e familjes.

“Jam në një fazë që thjesht e kam lënë në dorë të Zotit. Mendoj realisht që kur të vijë, do vijë,” ka deklaruar së fundmi Argjira, duke treguar qetësi dhe optimizëm për kapitullin e ri në jetën e tyre.

Çifti ka ruajtur gjithmonë një ekuilibër mes jetës private dhe asaj publike, duke ndarë me ndjekësit vetëm momente të veçanta. Lajmi për shtatzëninë e Argjira Spancës pritet të tërheqë shumë vëmendje dhe të gëzojë fansat e tyre, të cilët i ndjekin me interes çdo hap të çiftit.

Ky do të jetë një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre dhe nis një kapitull të ri për Argjira Spancën dhe Graciano Taganin, ndërsa përgatiten të mirëpresin fëmijën e tyre të parë.

argjira spanca graciano tagani prinder

Lini një Përgjigje