TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Janar 2026, 14:17

“Vazhduam festën në strip club”, Limi rrëfen për njohjen me Bia Khalifa

Shkruar nga Pamfleti

“Vazhduam festën në strip club”, Limi rrëfen për

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, një bisedë e drejtpërdrejtë mes Labinot Rexhës dhe Limit ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi u prek tema e hyrjes së këtij të fundit në BBVK dhe njohja e tij me Bia Khalifën.

Gjatë diskutimit, Labinoti e pyeti Limin për rrethanat e këtij takimi, ndërsa banori vendosi të flasë hapur për një histori nga e kaluara, duke theksuar se nuk po bën “lojë” me askënd.

“Çdo gjë është reale, s’kam kohë me bë lojë me askënd. A di si e kam njohur Bian? Isha në punë me shokë, pimë dhe u bëmë tap. Ka katër-pesë vjet. Pastaj u shpërndamë dhe secili shkoi në shtëpi,” u shpreh ai.

Më tej, Limi tregoi se pas largimit nga puna, rruga e tij mori një kthesë të papritur.
“U nisa për në shtëpi, por u ndala në strip club. Hyra në Instagram dhe shoh që Bia Khalifa më kishte bërë follow. Direkt më shkroi. Pastaj erdhi në klub dhe vazhduam party-n,” rrëfeu ai.

Në këtë moment, në bisedë ndërhyri edhe Benita, e cila reagoi me një koment të drejtpërdrejtë:
“Mos e ngatërroni të dashurin me një natë. S’është i dashur kur je një natë.”

Ndërkohë, nga ajo që u la të kuptohet brenda shtëpisë, duket se Limi tashmë po e zhvendos vëmendjen e tij drejt një tjetër banoreje, Dolces, duke lënë pas diskutimet për Bia Khalifën.

Biseda ka ndezur reagime të shumta në rrjet, duke shtuar edhe më shumë dinamikat brenda shtëpisë së BBVK 4.

lim hoti bia khalifa njohja

Lini një Përgjigje