
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar pak ditë më parë projektin e quajtur “Dumlla Dumlla” në bashkëpunim me Dystinct, një riprodhim i “Made in Romania”.
Çuditërisht kënga, edhe pse e stër-dëgjuar dhe me një tekst shumë të dobët, për nëntë ditë mblodhi miliona klikime në YouTube.
Dafina Zeqiri u shfaq në një zhanër tjetër dhe lirshëm mund të thuhet në atë ‘tallava’. E kundrejt kësaj, publiku i ka kujtuar asaj një deklaratë që ka bërë për këtë zhanër muzikor.
Ndaj kritikave të marra, ajo ka bërë një reagim në rrjete sociale ku shkruan:
“Krejt zhanret e muzikës i punoj, i këndoj prej zemrës. Një zhanër mund të kem për qejf, vetëm të gënjej nëse tham që ku e dëgjoj ndonjë këngë komerciale në diskotekë nuk më lëvizin krahët. I dua të gjitha dhe do të krijoj me kënaqësi muzikë në çdo zhanër”. Gjithashtu, ajo shkruan në anglisht: Sepse mundem dhe do ta bëj.
Lini një Përgjigje