TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Janar 2025, 12:37

“Puthja” e Gjestit me Eglin bën bashkë Rozin me Gertën

Shkruar nga Pamfleti

“Puthja” e Gjestit me Eglin bën bashkë Rozin me

Mbrëmjen e djeshme, pas mesnate ka ndodhur një pseudo-puthje e parë në BBA VIp Albania 4, mes Egli Takos dhe Gjestit.

Themi ‘pseudo’, sepse më shumë ishte një prekje ‘tangent’ në buzë, sesa puthje e mirëfilltë.

Gjithsesi, vallëzimi i tyre duket se ka bërë bashkë edhe dy ‘armiket’ e shtëpisë: Gerta Gixharin dhe Rozana Radin, të cilat po mbështesnin performancën e çiftit dhe madje të dyja thërrisnin: Duam dasmë, duam dasmë....!

Afrimiteti i Gjestit dhe Eglit u shtua kur kjo e fundit u kthye në shtëpi me eliminimin e Xumit.

 Gjithsesi, u duk se Gjesti donte të ishte ‘besnik’ ndaj Xhenetës dhe ishte pikërisht banori që shmangu puthjen, ndërsa Egli u shfaq më e gatshme, edhe pse në krye të herës është shprehur se nuk është aty për të krijuar lidhje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

gjesti dhe egli puthja

Lini një Përgjigje