Showbiz21 Nëntor 2023, 12:43

Qëlloi me pistoletë mikun e tij të fëmijërisë, ASAP Rocky del para gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me pistoletë mikun e tij të fëmijërisë,

Reperi A$AP Rocky do të dalë sot para Gjykatës pasi akuzohet se ka qëlluar me pistoletë, gjatë një sherri, një ish-shok të fëmijërisë.

Vendimi u mor të hënën gjatë seancës paraprake, ku mori pjesë A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers. Prokurorët thonë se A$AP Rocky qëlloi me pistoletë ish-shokun e tij Terell Ephron dy vjet më parë, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Ephron, i cili ishte pjesë e grupit hip-hop A$AP Mob dhe e ka njohur atë që nga shkolla e mesme në New York, pretendon në padi se ai është viktimë e sulmit. Ai pretendon se A$AP Rocky e “joshi” për të shkuar në një vend të panjohur jashtë një hoteli në Los Angeles më 21 nëntor 2021 për të diskutuar një mosmarrëveshje.

Pamjet e sulmit të supozuar tregojnë A$AP Rocky-n duke qëlluar me armë. Avokatët e tij mohojnë se është klienti i tyre ai që shihet në video.

 

 

asap rocky gjykate