
Elon Peltz, babai i aktores Nicola Peltz, ka folur për herë të parë publikisht për tensionet familjare që lidhen me martesën e vajzës së tij dhe Brooklyn Beckham, djalit të David dhe Victoria Beckham.
Miliarderi 83-vjeçar u pyet për situatën gjatë një eventi në West Palm Beach, ku zgjodhi të ishte i matur në deklaratat e tij:
“Vajza ime dhe Beckham-ët janë një histori krejt tjetër dhe nuk është koha apo vendi për ta trajtuar këtu. Por mund t’ju them se vajza ime është e mrekullueshme, dhëndri im Brooklyn është i mrekullueshëm dhe mezi pres që ata të kenë një martesë të gjatë dhe të lumtur së bashku.”
Peltz shtoi se marrëdhënia e tij me çiftin Beckham është e ndërsjellë, duke theksuar se ndonjëherë u jep këshilla, por shpesh merr këshilla prej tyre.
Deklarata e tij vjen vetëm disa ditë pas reagimeve publike të Brooklyn Beckham, i cili përmes disa storie-ve në Instagram bëri të qartë se nuk kishte ndërmend të pajtohej me prindërit e tij. Brooklyn ngriti akuza mbi mënyrën se si David dhe Victoria kanë menaxhuar ndër vite imazhin e familjes në media, duke shkruar:
“Gjatë gjithë jetës sime, prindërit e mi kanë kontrolluar rrëfimet në shtyp për familjen tonë. Së fundmi kam parë se sa larg mund të shkojnë për të shpërndarë gënjeshtra të panumërta në media, kryesisht në kurriz të njerëzve të pafajshëm, për të ruajtur imazhin e tyre. E vërteta gjithmonë del në shesh.”
Ndërkohë, vëllezërit dhe motra e tij – Romeo, Cruz dhe Harper Beckham – janë parë së fundmi në disa dalje publike pranë David dhe Victoria Beckham, duke treguar një front të bashkuar, ndërsa Brooklyn mbetet i distancuar nga këto momente familjare. Javën e kaluar, gjatë Javës së Modës në Paris, pjesa tjetër e familjes u shfaq e bashkuar, përjashtuar Brooklyn.
Lini një Përgjigje