TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Shkurt 2026, 15:07

Jay Z rezulton në dosjen Epstein, Rihanna dhe Kim Kardashian e heqin nga Instagrami

Shkruar nga Pamfleti

Jay Z rezulton në dosjen Epstein, Rihanna dhe Kim Kardashian e heqin nga

Pas publikimit të dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein, në të cilat përmendet edhe emri i Jay-Z, reagimi në rrjete sociale ka qenë i menjëhershëm. Edhe pse nuk ka akuza zyrtare apo fajësi të provuar ndaj reperit dhe producentit amerikan, përmendja e emrit të tij ka mjaftuar për të nxitur diskutime dhe reagime të shumta nga publiku.

Jay-Z, një nga figurat më të njohura të industrisë muzikore dhe të biznesit të argëtimit, prej vitesh është i pranishëm jo vetëm në botën e artit, por edhe në aktivitete që lidhen me biznesin dhe evente të nivelit të lartë publik.

Në rrjet po qarkullojnë pretendime se disa emra të njohur të showbiz-it, përfshirë Rihanna dhe Kim Kardashian, e kanë hequr Jay-Z nga lista e ndjekjeve në Instagram pas publikimit të dosjeve. Ndërkohë, sipas përdoruesve të rrjeteve sociale, si Jay-Z ashtu edhe bashkëshortja e tij Beyoncé kanë pësuar rënie të ndjeshme të ndjekësve në platformat sociale.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga palët e përfshira lidhur me këto lëvizje në rrjetet sociale, ndërsa vetë Jay-Z nuk ka reaguar publikisht për përmendjen e emrit të tij në dokumentet në fjalë.

Dosjet Epstein kanë rikthyer vëmendjen te lista e gjatë e figurave publike dhe emrave të njohur që përmenden në materiale të ndryshme, duke nxitur diskutime në opinionin publik, edhe në raste kur nuk shoqërohen me akuza apo procedura ligjore.

Jay Z rezulton në dosjen Epstein, Rihanna dhe Kim Kardashian e heqin nga

jay z rihanna kim kardashian dosja epstein

Lini një Përgjigje