TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Shkurt 2026, 18:25

Redon Makashi flet mes lotësh: Tim atë nuk e vlerësuan, një personazh i lartë e la jashtë titujve të nderit!

Shkruar nga Pamfleti
Redon Makashi flet mes lotësh: Tim atë nuk e vlerësuan, një
Redon Makashi

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të aktorit Fitim Makashi, djali i tij Redon Makashi foli në një intervistë televizive për mungesën e vlerësimit institucional ndaj të atit.

Kantautori tregoi se aktori u nda nga jeta më 31 janar me një shqetësim që e kishte shoqëruar prej kohësh. Sipas tij, përpjekjet për ta përfshirë në listën e personaliteteve që do të nderoheshin nuk dhanë rezultat.

Ai sqaroi se kishte përgatitur dokumentacionin përkatës, por kur u shpallën 15 emrat e përzgjedhur, Fitim Makashi nuk ishte mes tyre.

“Iku me një peng të madh. Nuk u vlerësua kurrë, ia kisha përgatitur letrat, dhe kur pamë në televizor se nga 15 personalitete që ishin vlerësuar dhe ai kishte mbetur jashtë, u trishtua shumë”, tregon Redoni.

Redoni deklaroi se një firmë nga një zyrtar i lartë ndikoi në përjashtimin e të atit nga vlerësimi. Ai nuk dha detaje të tjera mbi këtë vendim.

redon makashi

Lini një Përgjigje