TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Mars 2025, 14:47

Rizarta flet për Gjestin pas eliminimit: Nuk ishte tipi im, mua më pëlqen inteligjenca tek një djalë

Shkruar nga Pamfleti

Rizarta flet për Gjestin pas eliminimit: Nuk ishte tipi im, mua më

Rizarta ishte e eliminuara e dytë e mbrëmjes së djeshme në Big Brother, kjo falë një televotimi tjetër që u hap mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit.

Në studion e madhe të BBV 4, në lidhje me Gjestin ajo e mohon se ka pasur një strategji për t’i qëndruar afër, apo për të hyrë mes tij dhe Eglit.

Ish-banorja shtoi se te një djalë e tërheq inteligjenca dhe nuk mendon se këngëtari është djali perfekt për të.

“Nëse ky do ishte qëllimi im atëherë do e kisha vazhduar edhe pas shpjegimit të situatës tonë që ishte në prime. Unë shkoja te krevati pasi Eglin dhe Gjestin i kishte marrë gjumi, mundoha të isha sa më në cep të gjësë, nuk i ngacmoja gjatë ditës. E kuptova që ky afrimiteti, që unë e quaja njerëzor mes meje dhe Gjestit u keqkuptua, dhe prandaj e ndalova. Mua më tërheq inteligjenca te një djalë, dhe nuk mendoj se Gjesti do ishte djali perfekt për mua. Nuk mendoj se do përputhesha ndonjëherë me të”, tha Rizarta.

rizarta gjesti

Lini një Përgjigje