TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Mars 2026, 14:04

Romancë në “BBV”, Gimbo i shkruan letër romantike Selinit pas dasmës në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti
Romancë në “BBV”, Gimbo i shkruan letër romantike
Pamje nga dasma, Gimbo-Selin në BBV

Pas “dasmës” së improvizuar që u zhvillua mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinit duket se po merr gjithnjë e më shumë një dimension emocional. Dy banorët, të cilët tashmë kanë pranuar hapur se kanë ndjenja për njëri-tjetrin, kanë vazhduar momentet romantike edhe gjatë mëngjesit të sotëm.

Atmosfera e krijuar pas ceremonisë simbolike nuk mbeti vetëm në kuadër të mbrëmjes festive. Në orët e para të ditës, Gimbo vendosi të bëjë një gjest të veçantë për Selinën, duke i lënë një letër të shkruar me dorë, e cila u kap edhe nga kamerat e shtëpisë.

Në mesazhin e tij, ai i drejtohet Selinit me një term përkëdhelës në anglisht, duke e quajtur “wify”, një shprehje që përdoret për t’iu referuar bashkëshortes. Në letër, Gimbo shkruan:
“Morning wify. Sot po ndihem tepër mirë. Shpresoj që dhe ti po ndihesh mirë. Je ndjenja ma e mirë e jemja.”

Romancë në “BBV”, Gimbo i shkruan letër romantike

Ky dedikim ka tërhequr menjëherë vëmendjen si të banorëve të shtëpisë, ashtu edhe të ndjekësve të programit, pasi vjen në një moment kur dyshja kanë pranuar publikisht se mes tyre ka lindur një pëlqim i ndërsjellë.

Gjatë ditëve të fundit, afrimiteti mes tyre është bërë gjithnjë e më i dukshëm, me biseda të shpeshta, momente romantike dhe gjeste të vogla që kanë treguar lidhjen në rritje mes tyre.

Edhe pse gjithçka po zhvillohet brenda dinamikës së një reality show, raporti mes Gimbos dhe Selinit po ndiqet me interes nga publiku, i cili po vëzhgon nga afër çdo zhvillim të marrëdhënies së tyre brenda shtëpisë.

bbv gimbo leter selin dasma

Lini një Përgjigje