TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Mars 2026, 17:09

Arrestohet këngëtarja Britney Spears!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet këngëtarja Britney Spears!
Britney Spears

Këngëtarja amerikane Britney Spears është arrestuar në Ventura të Kalifornisë pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Lajmi u raportua nga mediat amerikane.

Sipas raportimeve, Patrulla e Autostradave të Kalifornisë e ndaloi Spears rreth orës 21:30 me orën lokale. Ajo u prangos dhe më pas u arrestua rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Mediat si TMZ raportojnë se këngëtarja 44-vjeçare dyshohet se po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Raporti i Zyrës së Sherifit nuk specifikon arsyen zyrtare të arrestimit.

Spears u lirua me kusht pak pas orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa automjeti i saj mbetet në një parking rimorkimi.

Ajo pritet të paraqitet në Gjykatën e Lartë të Qarkut Ventura më 4 maj.

Përfaqësuesit e këngëtares nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar për incidentin. Ndërkohë, një lidhje për profilin e saj në Instagram të enjten në mëngjes tregonte se faqja nuk ishte e disponueshme.

britney spears

Lini një Përgjigje