Showbiz23 Shkurt 2024, 18:14

Romeo sherr me Heidin: Nëse është nevoja, ndahemi

Shkruar nga Pamfleti

Romeo sherr me Heidin: Nëse është nevoja, ndahemi

Heidi dhe Romeo, një nga çiftet e Big Brother VIP, mesa duket aktualisht janë në një krizë.

Romeo me sa duket ka hatërmbetje me Heidin për shkak të një debati që ka përfshirë Julian Dedën dhe gjithë shtëpinë.

Gjatë debatit në fjalë, Romeo dhe Juli kanë ngritur tonet dhe kanë kaluar edhe në ofendime ndaj njëri-tjetrit, duke krijuar shumë tension në shtëpi. Pikërisht gjatë këtij debati, ka pasur një qasje mbrojtjeje nga Heidi për Julin.

Kjo është parë si “pabesi” nga Romeo, i cili mbrëmjen e shkuar e ka marrë më vete Heidin për të diskutuar këtë temë. Banorja i ka shpjeguar situatën, por Romeo ka nisur të distancohet prej saj duke mbajtur qëndrim.

Situata e tensionuar mes tyre ka vazhduar akoma sot, teksa paradite ka pasur debate të shumta mes çiftit.

“Nëse e do një njeri bëhesh gjak, të bëhen sytë gjak. Jo të qeshësh e të më sjellësh njerëz në tavolinë mua. Bëhesh gjak, do ta hash atë tjetrin e jo ta përdoresh emrin tim për të mbrojtur atë e për të më sulmuar mua. Bëhesh gjak, mos ma trego me fjalë mua. Nuk dua fjalë, fjalë kam nga të gjithë unë. Nëse është nevoja ne ndahemi vetë o zemra, s’ka nevojë për të tjerët”, ka thënë Romeo.

Kjo është hera e parë që dy banorët kanë një krizë kaq të dukshme që nga koha kur e pranuan se kanë pëlqim.

heidi baci big brother vip romeo veshaj